Në datën 04 Qershor 2018, Koordinatorja e BE-së në Bashkinë Klos, organizoi një aktivitet me nxënës të shkollës së mesme “Shaban Çollaku“ të këtij qyteti, me temë “Migrimi i Parregullt”, takim i cili shërbeu edhe për të promovuar Këndin e BE në këtë qytet.
Gjatë takimit nxënësit patën mundësi të informohen në lidhje me migrimin e rregullt dhe mënyrave të udhëtimit për moshat 12-18 vjeç në vendet anëtare të BE. Ata gjithashtu u informuan në lidhje me mundësitë që ofron BE në fushën e punësimit dhe arsimimit