Skip to main content
Submitted by admin on 16 October 2018

Në datën 04 Qershor 2018, Koordinatorja e BE-së në Bashkinë Klos, organizoi një aktivitet me nxënës të shkollës së mesme “Shaban Çollaku“ të këtij qyteti, me temë “Migrimi i Parregullt”, takim i cili shërbeu edhe për të promovuar Këndin e BE në këtë qytet.  

Gjatë takimit nxënësit patën mundësi të informohen në lidhje me migrimin e rregullt dhe mënyrave të udhëtimit për moshat 12-18 vjeç në vendet anëtare të BE. Ata gjithashtu u informuan në lidhje me mundësitë që ofron BE në fushën e punësimit  dhe arsimimit 

Aktiviteti pati rëndësi të madhe për mesazhet e forta që iu drejtoi të rinjve : Zhvillimi profesional dhe avancimi në karrierë janë rruga për mundësi më të mira për punësim në vendet e BE-së ndërsa migracioni i parregullt dhe azili nuk janë zgjedhja e duhur për në BE.