Skip to main content
Submitted by admin on 9 October 2018

Në datën 13 Prill 2018, Këndi i BE në Bashkinë e Kavajës zhvilloi një sesion informimi me “Grupin Rinor” të Kavajës me temën " Prezantimi i Këndit të BE dhe i Programit Erasmus". 

Gjatë këtij takimi, anëtarët e këtij grupi u njohën me Këndin e BE në qytetin e Kavajës, funksionet dhe detyrat e Kordinatorit Lokal të këtij Këndi, si dhe u njohën me mundësitë që ofron ky Kënd për interesat dhe njohuritë e tyre. 

Në pjesën e dytë të këtij aktiviteti, të rinjtë patën rastin të marrin një informacion më të detajuar për programin Erasmus Plus të Bashkimit Evropian. si edhe mundësitë që ofron ky program për shkollimin apo lëvizjën mësimore nëpërmjet praktikave në shkolla të ndryshme të vendeve anëtare ose jo të BE.

Disa prej tyre shfaqën interes të veçantë mbi “Europian Voluntary Service” – “Shërbimin evropian të vullnetarave” si dhe shkollat e ndryshme verore.