Skip to main content
Submitted by admin on 9 October 2018

Në datën 19 Korrik 2018, Këndi i BE në bashkinë Klos organizoi një takim me fermerët e këtij qyteti

Në këtë takim u diskutua jo vetëm për liçensimin, standartet dhe cilësinë e produkteve që prodhohen nga fermerët e Bashkisë së Klosit, por edhe për ndryshimin mes standarteve të BE-së, dhe prodhimeve të fermerëve të kësaj bashkie. 

Qëllimi i këtij takimi ishte që fermerët që jetojnë dhe punojnë në këtë rajon të Shqipërisë të mund të informohen mbi mundësinë e përfitimit të granteve të ndryshme të BE, gjetjen e rrugevë të ndryshme për shpërndarjen e produkteve të tyre si dhe rritjen e konkurencës jo vetëm në Bashkinë Klos por dhe më gjerë.

Në fund të këtij takimi, pati një diskutim të hapur ku fermerët shprehën problemet që ato kanë mbi pikat që u paraqitën gjatë takimit.