Në datë 31 Maj, në kuadër të Ditës Botërore Kundër Duhanit, Këndi i BE-së në Bashkinë e Kavajës në bashkëpunim me shkollën 9- vjecare "3 Dëshmorët" organizoi aktivitetin me temë " Ti themi STOP duhanit në shkollë".
Në këtë aktivitet, Kordinatori Lokal I BE në këtë bashki, së bashku me mësuesen Elda Hoxha dhe mësues të tjerë të kësaj shkolle, u angazhuan në informimin e fëmijëve mbi pasojat e konsumimit te duhanit.
Gjithashtu nxënësit e klasës VI-B kishin përgatitur materiale të ndryshme sensibilizuese mbi pasojat shëndetsore që sjell konsumimi i duhanit. Në përfundim të këtij aktiviteti u zhvillua një konkurs mbi njohuritë që kishin nxënësit mbi rrezikshmërinë që sjell përdorimi i duhanit në shkollë.