Në datën 22 prill, në kuadër të Ditës ndërkombëtare së Tokës, Këndi i BE në Bashkinë e Kavajës zhvilloi aktivitetin me temë: "Një pemë për qytetin tënd".
Gjatë këtij aktiviteti, Këndi i BE, në bashkëpunim me Drejtorinë e Sherbimeve Publike të Bashkisë së qytetit si dhe me pjesëmarrjen e dhjetëra qytetarëve të ndryshëm u angazhuan në mbjelljen e një numri simbolik pemësh në zona të caktuara të qytetit si edhe në pastrimin e ambjenteve të ndryshme në rruget midis lagjeve të qytetit.