Skip to main content
  • Takim me nxënësit e shkollës së mesme “Havzi Neza” Kukës

    Në datën 12 Prill 2018, Këndi i BE në bashkinë Kukës, organizoi një takim prezantues me një grup nxënësosh të shkollës së mese të përgjithëshme “Havzi Neza” të këtij qyteti. 

    Gjatë këtij takimi, nzënësve iu shpjegua rroli dhe funksioni I këtij Këndi, si dhe disa prej çështjeve që ata mund ti drejtohen këtij këndi në të ardhmen. 

    Nxënësit patën një interesim të lartë për të gjtiha programet e BE, veçanëerisht për Erasmus Plus, si një mundësi e mirë prej nga ku ata mund të përfitojnë një shkollim mjaft dinjitoz. 

  • Fushata e prezantimit të Këndit të BE me grupet rinore

    Këndi i BE në Bashkinë Kukës në bashkëpunim me Qendrën për Progresin Rinor në këtë qytet dhe vullnetarë të ndryshëm të kësaj organizate ka ndërmarrë një fushatë prezantimi të Këndit të BE në të gjithë fshatrat e rrethit Kukës.

    Në këtë kontekst, u organizua më datën 14 Maj 2018, një takim prezantues i Këndit të BE si edhe mundësive që ofron BE, me banorët e fshatit Topojan të njësisë administrative Shishtavec. 

  • “Askush të mos mbetet pas” – aktivitet i përbashkët midis UNDP dhe Këndit të BE Kukës

    Kendi i BE Kukës në bashkinë Kukës, në bashkëpunim me YËCA  - “Shoqata Shqiptare e Grave kristiane”, zhvilluan sot me date 16 Maj 2018,  një takim në Bashkinë e këtij qyteti në kuadër të projektit: “Askush të mos mbetet pas” (Leave No-one Behind) i cili është një program katërvjeçar i Kombeve të Bashkuara që synon të fuqizojë personat vulnerabël në Shqipëri duke mundësuar një qasje të barabartë në shërbimet dhe mundësitë publike, të kenë një zë në vendimmarrjen për çështje që ndikojnë në jetën e tyre dhe të sigurojnë llogaridhënien nga personat përgjegjës . 

  • Këndi i BE në Kukës mer pjesë në Panairin e Aftësive dhe Karrierës

    Duke përfituar nga Panairi i Aftësive dhe Karrierës, i cili u mbajt në qytetin e Kukësit për herë të parë në datën 30 Maj 2018, Këndi i BE i këtij qyteti, organizoi pjesmarjen në këtë panair me një stendë të hapur për publikun. 

    Gjatë kësaj dite, nisur edhe nga pjesmarja shumë aktive e të rinjve në përgjithësi por edhe e qytetarëve, stenda e Këndit të BE, pati një numër të lartë vizitorësh.

  • Këndi i BE në Kukës vijon turin për promovimin e këndit të BE në këtë qytet

    Në datën 21 Qershor 2018, Këndi i BE në Kukës ishte pjesmarës në Panairin e Karrierës i cili u zhvillua në fshatin Bicaj të Bashkisë Kukës

    Për të pasur një përfaqësim dhe prezantim sa më të gjërë të Këndit të BE në këtë aktivitet, Koordinatorët lokalë të këtij këndi, udhëtuan në fshatin Bicaj për të zhvilluar një bashkëbisedim me banorë të fshatit, me qëllim vënien e tyre në dijeni për Këndin e BE në këtë qytet si dhe dhënien e një informacioni se çfarë ofron Këndi i BE për ta dhe sim und ta përdorin ata informacionin e marë prej tij.