Këndi i BE në Bashkinë Kukës në bashkëpunim me Qendrën për Progresin Rinor në këtë qytet dhe vullnetarë të ndryshëm të kësaj organizate ka ndërmarrë një fushatë prezantimi të Këndit të BE në të gjithë fshatrat e rrethit Kukës.
Në këtë kontekst, u organizua më datën 14 Maj 2018, një takim prezantues i Këndit të BE si edhe mundësive që ofron BE, me banorët e fshatit Topojan të njësisë administrative Shishtavec.
Gjatë këtij takimi u diskutuan kryesisht programet e BE të cilat synojnë zhvillimin e bujqësisë, zhvillimin e sektorit agro-ushqimor dhe rritjen e kapaciteteve menaxhuese për tregtarët lokal me qëllim ofrimin e një prodhimi vendas me standarde të larta dhe sipas standrateve të BE.