Skip to main content
  • Ditē informimi pēr projektin “Bioprospect” tē mbēshtetur nga Programi Interreg IPA CBC Greqi - Shqipēri

    Kēndi i BE nē bashkinē e Maliqit, nē bashkēpunim mē projektin “Bioprospekt” tē mbēshtetur nga BE, organizua në hapësirën e Pyllit të Përzier të Maliqit (i njohur ndryshe si Pylli i Fazanëve), njē aktivitet informues mbi këtë projek tin Bioprospekt, i cili ka nē qendēr tē vēmendjes pikērisht promovimi e vlerave të kētij pylli. 

  • Sesion informimi mbi BE

    Këndi i BE në Bashkinë Librazhd, në bashkëpunim me dy vullnetarë të Korpusit të Paqes, organizoi më datë 17 prill 2018, një sesion informimi në formë bashkëbisedimi me një grup nxënësish të klasave të katërta të shkollës 9-vjeçare “ Genc Leka” të këtij qyteti.
    Ky takim me temë “Të njohim Nashkimin Evropian” kishte në qendër të vëmëndjes, dhënien e një informacioni sa me të zgjedhurar rrteh BE, vendeve anëtare të saj si dhe raporti i Bashkimit Evropian me Shqipërinë, procesi i anëtarësimit të saj. 

  • Dita ndërkombëtare e fëmijëve

    Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, Këndi i BE Lezhë, organizoi disa aktivitete për fëmiëjt në ambjent të hapur.
    Personalitetet të ndryshme të bashkisë Lezhë dhe nga shoqëria civile si dhe institucionet publike vendore, përshëndëtën fëmiëjt me rastin e kësaj ffeste duke premtuar publikisht më shumë vëmendje për parqe recreative në qytetin e Lezhës dhe një strategji më të qartë zhvillimi për ta në këtë qytet

  • Java Evropiane në Kurbin

    Në datën 11 Maj 2018, Këndi i BE-së në Bashkinë Kurbin në kuadër të Javës Evropiane, organizoi një takim informues me punonjësit e administrates së kësaj bashkie.
    Gjatë këtij takimi, pjesëmarrësit morën një informacion të plotë rreth deyrave dhe funksionit të Këndit të BE-së në këtë bashki si dhe rolit të pushtetit vendor në procesin e integrimit evropian të vendit. 
    Informacioni rreth Këndit të BE u ofrua nëpërmjet një prezantimi të shkurtër dhe të detajuar nga koordiantorja e BE në këtë bashki si dhe nëpërmjet fletëpalosjeve të ndryshme.

  • Fjalimi i Ambasadorit Soreca në "Takimin publik mbi rolin e gruas dhe angazhimin e komunitetit në procesin e integrimit evropian"

    Takimi publik mbi rolin e gruas dhe angazhimin e komunitetit në procesin e integrimit evropian                                                    

    Patos, 26 nëntor 2018

    E nderuar Zëvendësministrja Kuko, i nderuar kryetar Balilaj,

    Zonja dhe Zotërinj, 

    Jam shumë i kënaqur që jam këtu sot në këtë veprimtari të dedikuar për një çështje kaq të rëndësishme: 'Roli i grave dhe angazhimi i komunitetit në procesin e integrimit evropian'.