Skip to main content
  • Takim informues për të drejtat e fëmijëve

    Në datën 3 Maj 2018, Këndi i BE-së në Bashkianë Patos, në bashkëpunim me Sektorin e Shërbimit Social të kësaj bashkie, zhvilluan një takim informues për të drejtat e fëmijëve. Gjatë këtij takimi tematik, debati vuri theksin në faktin që përveç të drejtave fëmijët duhet të njohin edhe përgjegjësitë e tyre. Diskutantë të ndryshëm gjatë takimit patën në qendër të vëmendjes kahasimin midis nivelit të repsektimit të të drejtave të fëmijëve në Shqipëri dhe në vendet evropiane.

  • Forum diskutimi me qytetarët në Javën Evropiane

    Në datën 8 Maj, në kuadër të javës Evropiane"  dhe pikërisht një ditë para ditës së Evropës data 9 Maj, Këndi i Be-së Bashkia Patos u vizitua nga përfaqësuese e Delegacionit Evropian Znj.Monika Bylaite, Zv.Ambasadore e Rumanisë Znj.Cristina Norcisa Halacu Nicon,  dhe Z.Elvis Toçi Konsull nderi i Rumanisë.
    Delegacioni vizitoi këndin e BE-së dhe zhvilloi një takim në zyrën e Kryetares së Bashkisë Znj. Rajmonda Balilaj ku diskutuan lidhur me sfidat e procesit të integrimit në nivel lokal.

  • Përfaqësues të Delegacionit të BE në Shqipëri vizitojnë sipërmarjen në qytetin e Patosit

    Në datën 8 Maj 2018, në kuadër të javës Evropiane, në përfundim të forumit "Bashkëbisedim për Bashkimin Evropian" ndalesa e radhës e përfaqësuesve të Delegacionit të BE në Patos ishte vizita në disa sipërmarrje të qytetit. 
    Në qytetin e Patosit operojnë dy sipërmarrje të mëdha Fasonerie: “Picari” i cili prodhon dhe eksporton në tregun evropian këpucë dhe “Tur Tekstil” i cili prodhon dhe eksporton veshje.

  • Lojërat Olimpike në Patos – Këndi i BE bëhet pjesë aktive e tyre

    Në datën 14 Maj 2018, në ambjentet e stadiumit "Alush Noga" Këndi BE-së Patos në bashkëpunim me Drejtorinë e Arsimit dhe Kulturës të bashkisë si dhe shkollat e qytetit realizuan ndezjen e flakës olimpike.
    Pjesmarja e Këndit të BE në këtë aktivitet është shenjë e ndërlodhjes së aktiviteteve vendore me frymen e Vitit Evropian për Trashëgiminë Kulturore 2018.

  • Të rinjtë dhe integrimit evropian

    Në datën 16 Maj 2018, Këndi i BE-së në bashkinë e Patosit vizitoi mini-këndin e BE-së të hapur rishtazi në shkollën e mesme të përgjtihëshme "Zhani Ciko"të qytetit.