Skip to main content
  • Këndi i BE në shkollën time

    Përgjatë muajit Shkurt 2018, Këndi i BE në bashkinë Vlorë, organizoi një sërë aktivitetesh informuese në disa nga shkollat e mesme të përgjithëshme të qytetit. 

    Këto aktivitete patën për qëllim informimin e të rinjve dhe të rejave të këtyre shkollave, mbi projektin ‘Bashkitë për në Evropë’, prezantimin e Këndit të BE për ta si dhe përfitimet që rrjedhin prej preencës së tij në qytetin e Vlorës për vetë ata, si dhe për institucionet shkollore.  

  • Pjesmarrje e Këndit të BE në takimin e projektit DynaMob 2.0 mbëshetur nga BE

    Në daten 27 Qershor, ne ambientet e Bashkisë Skrapar, u zhvillua takimi i parë formues i Projektit DynaMob 2.0, nje projekt i bashkefinancuar nga Bashkimi Evropian, ne kuader te thirrjes Interreg IPA CBC Itali-Shqiperi-Mal i ZI 2014 - 2020. 
    Gjatë këtij takimi, koordinatorja locale e BE në Skrapar, Znj.Anxhelina Zhuri theksoi rolin e Kendit të BE në përthithjen e fondeve nga Bashkimi Evropian, asistencën që ofron ky kënd për këdo të interesuar për të njohur programet e BE si dhe për të aplikuar në këto programe për projekte të ndryshme.
     

  • Siguria në internet

    Në datë 8 Mars 2018, Këndi i BE në bashkinë Shkodër organizoi një takim informues me nxenësit e shkollës së mesme të përgjithëshme ‘’Pjetër Meshkalla’’ të qytetit, me temë "Siguria në internet" e cila u trajtua nga Znj. Sallaku (Përgjegjëse e sektorit të IT-së pranë Bashkisë Shkodër) dhe njëkohësisht bashkëpunëtore e këndit në këtë bashki.

  • Bashkia Shkodër dhe integrimin evropian i vëndit

    Kanë nisur sot në Shkodër, takimet me studentë të Universitetit "Luigj Gurakuqi" të qytetit, me qellim jo vetëm prezantimin e mundësive që ofron BE për këta studentë dhe këtë institucion të arsimit të lartë, por edhe trajtimi i temave të ndryshme në lidhje me integrimin evropian të vendit.

    Aktiviteti i sotëm, trajtoi temën “Bashkia Shkodër dhe Integrimi Evropian” – “Të njohim sa më thellë Bashkimin Evropian”, me studentët e vitit të 3-të të Fakultetit Ekonomik të këtij Universiteti.

  • Të njohim BE

    Në datën 3 Prrill 2018, Këndi i BE në bashkinë Shkodër, organizoi takimin me temë “Të njohim Bashkimin Evropian” me nxenësit e  shkollës 9 vjeçare “Branko Kadia” të këtij qyteti.
    Qëllimi i këtij aktiviteti ishte zgjerimi i njohurive dhe informacionit në lidhje me BE-në si pjesë e kurrikulës mësimore të këtyre nxënësve.