Skip to main content
  • Planeti yne, e ardhmja jonë

    Kjo ishte tema që sot Këndi i BE në bashkinë Rroskovec organizoi me të rinjtë e këtij qyteti duke ofruar një hapësire të gjerë bashkëbisedimi.  
    Ndryshimi e klimës, veprimtaria njërëzore mbi mjedisin dhe efekti serë janë problemet më shqetësuese me të cilat po ndeshet njërëzimi në vitet e fundit. Ndaj pikërisht rreth kësaj teme, të rinjtë pjesëmarrës shfaqën idetë e tyre se si do të mundeshin ata të kontribuonin dhe ndryshonin në mjedisin ku jetojnë.

  • Mbahet aktiviteti “Pastrojmë tokën që duam”

    Në datën 17 Prrill 2018, në kuadër të “Javës së Tokës” këndi i BE në bashkinë Patos, së bashku me të rinjtë e qytetit iu bashkua aksionit vullnetar “Pastrojmë tokën që duam” të inicuar nga ekipi i Këndit.

    Ky aksion kishtë për qëllim pastrimin e rrugëve në zonën hyrëse të qytetit.  

    Gjatë këtij aktiviteti, të rinjtë shpërndanë gjithashtu fletëpalosje ndërgjegjësuese të ndryshme me tematikë mbrojtjen e tokës në disa biznese lokale të cilët operojnë në Bashkisë Patos,

  • Prezantimi i angazhimit të BE për Barazinë Gjinore

    Në datën 14 Prrill 2018, në aktivitetin e përmuajshëm "E PREMTJA E GRAVE"  Këndi i BE në bashkinë Patos, prezantoi përpara përfaqësuesve të Platformës Lokale të Grave të qytetit, integrimin gjinor dhe rëndësinë e tij në proçesin e fuqizimit  të femrave në nivel lokal, bazuar në angazhimin e BE për barazinë gjinore dhe praktikat më të mira të saj.
    Në fund të prezantimit u vu në evidencë fakti se administrata e Bashkisë Patos plotëson raportin gjinor pasi 53% e punonjësve janë femra dhe kryesisht janë në nivele drejtuese. 

  • Konkursi mjedisor “Arti që fillon nga koshi”

    Në datën 19 Prrill 2018, në kuadër të “Javës së Tokës”, këndi i BE-së në bashkinë Patos në bashkëpunim me zyrën e Mjedisit të kësaj bashkie, si dhe nxënësit e disa shkollave të qytetit, zhvilluan konkursin mjedisor “Arti që fillon nga koshi”.
    Në këtë konkurs, nxënësit prezantuan disa objekte të përgatitura prej tyre me materiale të riciklueshme si dhe u testuan lidhur me njohuritë e tyre mbi legjislacionin evropian për mbrojtjen e mjedisit.

  • Aktivitet ndërgjegjësues mbi mjedisin

    Në datën 24 Prrill 2018, Këndi i BE-së në bashkinë Patos, në bashkëpunim me punonjësit e administratës dhe ndërmarrjen e gjelbërimit të kësaj bashkie, zhvilluan një aksion pastrimi përgjatë rrugës "Unaza" dhe lulishteve të qytetit.

    Kësaj nisme iu bashkuan dhe shumë të rinj e të reja nga qyteti, të cilat së bashku me ekipi e Këndit të BE dhe punonjësit e bashkisë, mundësuan gjithashtu ehde shpërndarjen e mesazheve të ndryshme ndërgjegjësuese për mbrojtjen e mjedisit.