Skip to main content
  • Aktivitet I përbashkët midis Friedrich Ebert Stiftung (FES) dhe këndit të BE Mat

    Në datën 19 Qershor 2018 në ambientet e sallës së Këshillit Bashkiak në bashkinë MAT, u zhvillua një trajnim me stafin e Bashkisë së qytetit me temë "Buxhetimi me pjesëmarrje dhe roli i Integrimit Evropian në pushtetin vendor".
    Ku trainim u mundësua nga Fondacioni gjerman Friedrich Ebert Stiftung (FES) që opron në Shqipëri në bashkëpunim me Këndin e BE të këtij qyteti.

  • Informimi i qytetarëve mbi Bashkimin Evropian

    Në datën 06 Gusht 2018 ndryshe nga herët e tjera, Këndi i BE-së i Bashkisë Mat u familjarizua akoma më shumë me qytetarët e këtij qyteti
    Koordinatori i BE-së, përfshirë edhe Zv.koordinatorin, e këtij Këndi, morën nismën për të folur me qytetarët, duke ju shpërndarë atyre materiale dhe broshura në lidhje me Këndin, historikun e BE-së, migrimin e parregullt, dhe jo vetëm. 

  • “Koha është tani” – Aktivistët që transformojnë jetën e grave në rajonin Mallakastër

    Në datën 8 Mars 2018, në kuadër të ditës ndërkombëtare të gruas, Këndi i BE në bashkinë Mallakastër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Çështjeve Sociale pranë kësaj bashkie si dhe disa organizata të shoqërisë civile që ushtrojnë aktivitetin e tyre në qytetin e Ballshit, organizuan një bashkëbisedim me një komunitet grash të rajonit. 

  • Dita ndërkombëtare e Tokës

    "Mjedis i pastër, jetë e shëndetshme" është titulli i aktivitetit  që Këndi i BE në bashkinë Mallakastër, zhvilloi në bashkpunim me Qendren social - kulturore të fëmijëve të qytetit të Ballshit, në datën 20 Mars 2018. 
    Në këtë aktivitet në të cilin morën pjesë nxënësit dhe stafet pedagogjike të të tre shkollave 9 vjeçare të rajonit të Mallakstrës si dhe përfaqësues të bashksië së qytetit dhe komuniteti i prindërve, u transmetuan mesazhe mjaft të qarta e domethënëse për rendësië, vlerat dhe domosdoshmërinë që paraqet mbrojtja e mjedisit.

  • Dita botërore e sindromës “Down”

    Në Ditën Botërore të Sindromës Down, në datën 21 Mars 2018, Këndi i BE në bashkinë Mallakastër, në bashkëpunim me Qendrën “Xhonatan” që ushtron aktivitetin e saj në këtë qytet, organizoi një fushatë ndërgjegjësuese për banorët e qytetit  me qëllim inkuraajimin e fëmijëve dhe të të rriturve të prekur nga sindroma Down, për të qenë pjesë aktive dhe normale e shoqërisë.
    Sllogani I kësaj fushate ishte “Miqtë e mi, komuniteti im”.