Në datën 8 Mars 2018, në kuadër të ditës ndërkombëtare të gruas, Këndi i BE në bashkinë Mallakastër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Çështjeve Sociale pranë kësaj bashkie si dhe disa organizata të shoqërisë civile që ushtrojnë aktivitetin e tyre në qytetin e Ballshit, organizuan një bashkëbisedim me një komunitet grash të rajonit.
Gjatë këtij takimi, të pranishmet, jo vetëm që zhvilluan një bisedë tejet interesante rreth probleme dhe sfidave me të cilat përballen gratë në rajonin e Mallakastrës, por u diskutuan disa tema të rëndësishme në lidhje me fuqizimin e gruas në këtë rajon si dhe përfshirja e tyre në strategjitë afat shkurtëra apo afat gjata të bashkisë.
Përfaqësuesit e shoqërisë civile, ndanë me të pranishmit histori suksesi në lidhje me kontributin e grave në projekte të ndryshme të finnacuara nga BE.
Gjatë këtij takimi, u ngrtiën disa ide projektesh të mundëshme, të cilat do të përfshijnë qoftë qeverisjen vendore ashtu si edhe shoqërinë civile në këtë rajon, të cilat do të kenë për synim rrolin e grave në komunitet. Koordinatorja e Këndit të BË gjatë këtij bashkëbisedimi, vuri theksin tek programe e ndryshme evropiane prej nga ku mund të gjenerohen fondet e nëvojëshme për këto ide projektesh.