Skip to main content
  • “Nga zotërimi i procesit, drejt qëndrueshmërisë”: Takimi Prezantues i Fazës së II-të për Projektin “Bashkitë për në Evropë”

    1 Prill, 2019 Projekti “Bashkitë për në Evropë”, prezantoi Fazën e II-të të tij përmes Takimit të parë Koordinues me 61 Njësitë e Integrimit Evropian/Koordinatorët në Nivel Vendor. Ky takim pune u organizua në formën e një bashkëbisedimi dhe hedhje idesh, duke zyrtarizuar procesin e Fazës së Vlerësimit Paraprak/Inception për këtë mandat të dytë të Projektit.

  • Organizohet sesion informues Erasmus në Përmet

    Këndi i BE-së në Bashkinë Përmet në bashkëpunimin me organizatën Përtej Barrierave organizoi ditën e hënë, 29.10.2018, një sesion informues me të rinjtë e Përmetit për programin më të rëndësishëm të BE pë të rinjtë, ERASMUS +.

    Të rinjtë morën informacion rreth mundësive që ofron program Erasmus Plus në Shqipëri dhe me detaje informimi u ndal tek shkëmbimet rinore, vullnetarizmi dhe trajnimet.

    Pjesa më e madhe nuk kishte informacion për këtë program por kurioziteti dhe dëshira e tyre për të përfituar nga këto mundësi ishte e madhe.

  • Këndi i BE-së Bashkia Prrenjas organizoi takimin "Të drejtat e fëmijeve"

    Ky aktivitet u zhvillua më 25.01.2019 në shkollën 9-vjecare "Qybra Sokoli" në klasën e II A  nën kujdesin dhe perkushtimin e vecante të mesuese Valbona Shuli në bashkepunim me Këndin e BE-së të Bashkisë Prrenjas. Fëmijet u ndane në grupe ku secili prej tyre kishte role te vecanta për rastet e diskriminimeve dhe te drejtat e tyre.

  • Dita evropiane e përkujtimit të viktimave në sistemet totalitare

    Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në bashkëpunim me Bashkinë e Tepelenës, Harabel dhe MEMO, të mbijetuar, institucione dhe shoqëri civile aktive, me mbështetjen e disa donatorëve në kuadër të memories organizoi me 23 Gusht 2018  Ditën Muze/Memorial “Dita Europiane të Përkujtimit të Viktimave të Sistemeve Totalitare

  • Mundësitë për të Përfituar nga Programet e Bashkimit Evropian

    Në datën 29 Janar 2019, Njësia e Integrimit të BE-së në Bashkinë Pogradec në bashkëpunim me Ministrine e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, Organizatën ‘Përtej Barrierave’, Pikë Kontakti për Programin Erasmus+ Youth in Action në Shqipëri si dhe European Solidarity Corpse (Trupat e Solidaritetit Evropian), organizuan një Ditë Informuese për të Rinjtë në lidhje me “Mundësitë për të Përfituar nga Programet e Bashkimit Evropian”.