Skip to main content
  • “Bashkia e të rinjve” / Këshilli Bashkiak Roskovec, për një ditë “në duart” e të rinjve të qytetit
    Roskovec, 7 Maj 2019 - Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj në Bashkinë Roskovec, organizoi aktivitetin “Bashkia e të Rinjve”.
  • Zhvillimi i komuniteteve lokale, përmes asistencës së BE-së. Të rinjtë informohen në Këshillin Bashkiak të Belshit mbi mundësitë e disponueshme

    19 PRILL 2019 - Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj pranë bashkisë Belsh, në bashkëpunim me Drejtorin e Përgjithshëm të "Qendrës për Planifikimin dhe Zhvillimin e Rajonit të Pologut" në Maqedoni, z.Fatmir Sahitaj, me dt.19.04.2019, prezantuan përpara Këshillit të Bashkisë Belsh, projektin “DETOUR” (Development of Tourism Products

  • Selenicë: Shfaqe Teatrale për fëmijë “Vitaminat e Jetës”

    Selenicë, 25 prill 2019 – Europe House në bashkëpunim me Njësinë për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj në Bashkinë Selenicë, zhvilloj një shfaqe teatrale për fëmijë me temë: “Vitaminat e Jetës”.

    Në këtë aktivitet morën pjesë nxënësit e ciklt të ulët dhe  mësuesit e shkollës 9 Vjeçare“Todi Koçeli” Selenicë.

    Shfaqa ishte argëtuese, zbavitëse dhe edukuese mbi të ushqyerin e shëndetshëm.

  • Selenicë: “Duart e vogla që mundë të sjellin ndryshimin për Planetin Tokë”

    Selenicë, 23 prill 2019 - Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj në Bashkinë Selenicë, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, zhvilloi një aktivitet në bashkëpunim me mësuesit dhe nxënësit e klasës së 7 dhe të 8, të shkollës 9-Vjeçare “Todi Koçeli”, në kuadër të Ditës së Tokës.

    Ndër aktivitetet e zhvilluara me këtë rast, ishte një hapësirë poetike kushtuar mbrojtjes së planetit tonë, ndërkohë që u organizua edhe një ekspozitë me punime artistike të realizuara vetëm me materiale të riciklueshme, siç ishte mbjellja e luleve në shishe plastike.

  • Dita Nderkombetare e Sporteve

    Ne daten 10 Prill 2019  shkolla 9-vjecare "Qybra Sokoli" ne qytetin e Prrenjasit  organizoi aktivitetin me teme "Dita Nderkombetare te Sporteve " .Ne kete aktivitet moren pjese te gjithe grupmoshat dhe u realizuan  aktivitetet e ndryshme.Njesia per Koordinimin e Integrimit Europian dhe Ndihmes se Huaj e bashkise Prrenjas mori pjese ne bashkepunim me nxenesit e klases se dyte.