Skip to main content
  • Dita Nderkombetare e Balonave ne Bashkine Lushnje

    Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të balonave, këndi i BE-së Bashkia Lushnje, së bashku me Qendrën Kulturore të Fëmijëve dhe Njësinë Administrative Krutje zhvilluan një aktivitet mbresëlënës me nxënësit e shkollave në fushën sportive të Krutjes. Ngritja e balonave, siç e shihni dhe në foto, krijoi një mjedis festiv.

  • Zhvillimi i komuniteteve lokale, përmes asistencës së BE-së. Të rinjtë informohen në Këshillin Bashkiak të Belshit

    19 PRILL 2019 - Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj pranë bashkisë Belsh, në bashkëpunim me Drejtorin e Përgjithshëm të "Qendrës për Planifikimin dhe Zhvillimin e Rajonit të Pologut" në Maqedoni, z.Fatmir Sahitaj, me dt.19.04.2019, prezantuan përpara Këshillit të Bashkisë Belsh, projektin “DETOUR” (Development of Tourism Products Through Utilization of Resources).

  • Mbrojtja e Planetit tonë, nis nga duart dhe mendjet e vogëlushëve

    Përmet, 23 Prill 2019 - Njësia për Kordinimin e Integrimit Europian dhe Ndihmës së Huaj në Bashkinë Përmet, zhvilloi ditën e sotme një aktivitet me një grup fëmijësh, në kuadër të Ditës së Tokës.

    Qëllimi i aktivitetit ishte rritja e ndërgjegjësimit të vogëlushëve, për mbrojtjen e planetit ku jetojmë. Fëmijët u angazhuan nëpërmjet lojërave dhe aktiviteteve të shumëlojshme, që të gjitha synonin të përçonin mesazhet e mbrojtjes së natyrës sonë, si një kusht për të siguruar një të ardhme më të mirë për ata vetë.

  • “Bashkitë për në Evropë”, sesioni i dytë i trainimeve për Raportimin e Projekteve dhe Strategjinë e komunikimit

    VLORE, 27-28 MAJ 2019: Seria e trainimeve që është duke zhvilluar ekipi i Projektit “Bashkitë për në Evropë” në kuadër të Fazës së II të këtij projekt, ka vijuar në qytetin e Vlorës, ku përgjegjësit e Njësive të Koordinimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj në 10 bashki, janë trainuar për dy ditë me radhë, në lidhje me çështje që i përkasin Raportimit të projekteve të financuara nga  dhe komunikimit.

  • “Bëhu dhe ti një mik i Tokës”. Aktivitet i Njësisë së Integrimit, Bashkia Lushnje

    Në kuadër të 22 Prillit, "Ditës Ndërkombëtare të Tokës", në ambientet e Qendrës së Artit "Vaçe Zela", Njësia e Integrimit Europian, Bashkia Lushnje organizoi një aktivitet me temë: "Bëhu dhe ti miku i Tokës".

    Në këtë aktivitet u zhvillua një konkurs pikture, ku morën pjesë nxënës nga 35 shkolla 9-vjeçare të qytetit të Lushnjes.

    Dy çmime të treta u fituan nga shkolla "Kongresi i Lushnjes" dhe "Karbunarë e Madhe", dy çmimet e dyta nga shkolla "Nënshkruesi i Pavarësisë" dhe shkolla "Gramsh", ndërsa çmimin e parë e fitoi shkolla 9 - vjeçare "Barbullinjë".