Skip to main content
  • "Trashëgimia kulturore, materiale dhe shpirtërore, pasaporta jonë drejt Europës!" Bashkia Patos, aktivitet me të rinjtë

    Në kuadër të Javës së Europës 2019, Njësia për Integrimin Europian dhe Ndihmën e Huaj pranë Bashkisë Patos, në bashkëpunim me sektorin e Trashëgimisë Kulturore dhe shkollën 9-vjeçare “Sadush Dervishi”, kanë realizuar në fshatin Siqecë të Njësisë Administrative Ruzhdie, aktivitetin me temë: "Trashëgimia kulturore, materiale dhe shpirtërore, pasaporta drejt Europës”.

  • Mundësitë që ofron BE dhe sfidat e të rinjve për të përfituar. Seancë diskutimesh në Këshillin Bashkiak të Rrogozhinës
    RROGOZHINË, 5 Maj 2019 - Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj, në Bashkinë Rrogozhinë organizoi një seancë diskutimesh me të rinjtë e qytetit të Rrogozhinës, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak të qytetit.
  • Mbrojtja e Planetit tonë, nis nga duart dhe mendjet e vogëlushëve

    Përmet, 23 Prill 2019 - Njësia për Kordinimin e Integrimit Europian dhe Ndihmës së Huaj në Bashkinë Përmet, zhvilloi ditën e sotme një aktivitet me një grup fëmijësh, në kuadër të Ditës së Tokës.

    Qëllimi i aktivitetit ishte rritja e ndërgjegjësimit të vogëlushëve, për mbrojtjen e planetit ku jetojmë. Fëmijët u angazhuan nëpërmjet lojërave dhe aktiviteteve të shumëlojshme, që të gjitha synonin të përçonin mesazhet e mbrojtjes së natyrës sonë, si një kusht për të siguruar një të ardhme më të mirë për ata vetë.

  • “Mjedisi i pastër, si një kusht i domosdoshëm për jetën”. Në Peqin festohet Dita e Tokës

    22 PRILL 2019 – Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj, në Bashkinë Peqin organizoi një aktivitet në kuadër të ditës së Tokës.

    Në aktivitet morën pjesë nxënës dhe mësues të shkollës 9- vjecare "Hysni Çela", Karinë.

    Nga ana e nxënësve u realizua një ekspozitë me vizatimet e tyre, tema kryesore e të cilëve ishte mjedisi dhe mbrojtja e tij.

    “Pa mjedis të pastër, nuk ka jetë”, ishte mesazhi që përshkoi të gjithë aktivitetin e realizuar nën kujdesin e posaçëm të Këndit të BE në Bashkinë e Peqinit.

  • Mbledhja e Komisionit të Integrimit në Përmet

    Ditën e premte datë 12 PRILL 2019 Komisioni i Integrimit zhvilloi mbledhjen e radhës në Përmet. Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj, në Bashkinë e Përmetit, asistoi në organizimin e takimit.

    Veç  anëtarëve të Komisionit, prezentë ishin edhe përfaqësues nga institucionet lokale, (Bashkia, Zyra Arsimore, Shkollat, etj.,) institucionet rajonale (Prefektura dhe Qarku), anëtarë aktivë të komunitetit, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të rinj.