Skip to main content
  • Këndi I BE Prrenjas organizon trajnimin për administratën e bashkisë mbi Ciklin e plotë të menaxhimit të projektit

    Kendi i BE-së në Bashkinë Prrenjas në datën 8 Qershor 2018, organizoi trajnimin mbi "Ciklin e Menaxhimit të Projekteve"
    Në këtë trajnim morën pjesë nëpunësit e administratës së bashkisë nga Drejtoria Juridike, Shërbimi Social, Drejtoria e Urbanistikes, Drejtoria e Finances etj… të cilët morën informacionin e duhur mbi shkrimin e një projekt - propozimi. Kjo aftësi e marë gjatë trainimeve të projektit Bashkitë për në Evropë, u përcoll për stafin e bashkisë nga koordinatori I BE së qytetit.  

  • Vlerësimi i nevojave për shërbime të kujdesit shoqëror

    Kendi i BE-se në Bashkinë Prrenjas në datën 9 Korrik 2018 organizoi në sallën e këshillit të bashkise, workshopin me temë "Vlerësimi i nevojave për shërbimee e kujdesit shoqëror ".

    Ky takim kishte për synim të përthithë këndvështrimin e të gjithë aktorëve publikë dhe jopublikë në fushen e shërbimeve të kujdesit shoqëror mbi kategoritë vulnerabël dhe nevojat për sherbime të kujdesit shoqëror në territorin e kësaj Bashkie. 

  • Këndi i BE Poliçan informon Komisionin Multidisiplinor të qytetit në lidhje me rrolin e Këndit të BE në këtë qytet

    Në datën 1 Korrik 2018, në Këndin e BE të bashkisë Poliçan u zhvillua një takim me anëtarët e Komisionit Multidisiplinor për rastet e problemeve sociale në këtë qytet.

    Më këtë rast anëtarët e këtij komisionit u informuan nëpërmjet një prezantimi të shkurtër mbi qëllimin dhe rrolin e Këndit të BE-së në këtë bashki.

    Ky aktivitet u organizua në ambjentet e Këndit të BE, jo vetëm për të njohur më nga afër këtë zyre por edhe në kuadër të informimit të publikut dhe administratës së Bashkisë mbi Bashkimin Europian dhe politikat e tij.

  • Të njohim BE

    Në datën 28 Maj 2018, Këndi i BE-së Shkodër organizoi takimin e rradhës me studentët të Universitetit "Luigj Gurakuqi", Fakulteti i Shkencave të Natyrës. 

    Në vëmendje të veçantë ishte njohja e të rinjve me projektin “Bashkitë për në Evropë”, funksionet e këndit të BE-së dhe veçanërisht mundësitë e përfitimit nga programi Erasmus Plus i BE.

  • Ditën botërore kundër duhanit

    Në ditën botërore të luftës kundër duhanit, Këndi i BE-së Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë e Strehimit dhe Shërbimit Social, organizoi një aktivitetet me nxënësit e shkollës së mesme “Shejnaze Juka” të këtij qyteti.
    Qellimi i këtij aktiviteti ishte ndërgjegjësimi i të rinjve lidhur me rreziqet që sjell konsumimi i duhanit. 

    Zj. Lorena Bardeli, specialiste e Sektorit të Shëndetit Publik dhe Mbrojtjes së Konsumatorit pranë bashkisë Shkodër, trajtoi problematikat që sjell konsumi i duhanit.