Kendi i BE-së në Bashkinë Prrenjas në datën 8 Qershor 2018, organizoi trajnimin mbi "Ciklin e Menaxhimit të Projekteve"
Në këtë trajnim morën pjesë nëpunësit e administratës së bashkisë nga Drejtoria Juridike, Shërbimi Social, Drejtoria e Urbanistikes, Drejtoria e Finances etj… të cilët morën informacionin e duhur mbi shkrimin e një projekt - propozimi. Kjo aftësi e marë gjatë trainimeve të projektit Bashkitë për në Evropë, u përcoll për stafin e bashkisë nga koordinatori I BE së qytetit.
Njohuri të tilla kanë një impakt të drejtëpërdrejtë në punën e adminstratës vendore në lidhje me përthithjen e fondeve të ndryshme nga programet e ndryshme të Bashkimit Evropian.