Skip to main content
  • Gjurmë evropiane të Elbasanit - Ndikimi i autorëve elbasanas në orientimin evropian të Shqipërisë

    Në kuadër të Javës së Europës, Këndi i BE në bashkinë Elbasan në bashkëpunim me bibliotekën e qytetit, drejtorin e kulturës në bashki, z. Fatmir Musaj dhe studentët e letërsisë zhvilluan një tryezë diskutimi mbi ndikimin e autorëve elbasanas drejt orientimit evropian të Shqipërisë. Elbasani si një qytet i traditës dhe arsimit ka me se të krenohet në këtë drejtim. Mjafton të përmendim Dhaskal Todrin i cili ishte i pari që solli shkronjat e gjuhës shqipe nga Evropa dhe Kostandin Kristoforidhin që konsiderohet Babai i gjuhës shqipe.

  • Kupa e volejbollit në Labinot-Mal, Elbasan

    Në datën 3 Maj, Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj pranë Bashkisë Elbasan në kuadër të Javës së Evropës, organizoi kupën e volejbollit për shkollën e bashkuar “Ibrahim Bozhiqi”, në fshatin Qafë të Njësisë Administrative Labinot Mal.

  • Info Day mbi Bashkimin Evropian ne Labinot-Mal, Elbasan

    Elbasan 26 Prill 2019 – Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj pranë Bashkisë Elbasan organizoi një seancë informuese mbi Bashkimin Evropian në fshatin Qafë, të Njësisë Administrative Labinot-Mal, rreth 35 kilometra larg qytetit te Elbasanit. Takimi u organizua në ambjentet e shkollës së mesme të bashkuar "Ibrahim Bozhiqi", ku ishin të pranishëm të gjithë maturantët e kësaj shkolle.

  • Fëmijët e Lushnjes përshëndesin Ditën e BE me “Këngë të Evropës”

    LUSHNJE, 13 MAJ 2019 – Njësia e Integrimit Evropian në Bashkinë Lushnje organizoi një recital  në kuadër të Javës së Evropës, me fëmijët e Qëndrës Kulturore të Fëmijëve të qytetit.

    Në aktivitetin muzikor të realizuar në formën e një recitali, ishin të pranishëm Koordinatorët e Njësisë së Integrimit Evropian të Bashkisë Lushnje, mësues nga Qëndra Kulturore e Fëmijëve, prindër të fëmijëve, si dhe përfaqësues të Bashkisë.

  • Këndi BE, Kavajë organizoi: "Kupa e Evropës 2019"

    Kavajë, 9 maj 2019 - Në kuadër të javës së Evropë, Këndi i BE në Bashkinë e Kavajës organizoi eventin e përvitshëm, "Kupa e Evropës 2019". Ky aktivitet futbolli u organizua me pjesëmarrjen e shkollave 9-vjeçare të qytetit, si dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës dhe Sportit.

    Finalja e Kupës u luajt ndërmjet shkollave 9-vjeçare “Mehmet Babamusta" dhe “Fiqiri Kurti". Në fund të aktivitetit, fituese u shpall shkolla “Fiqiri Kurti”.