Përmet, 12 PRILL 2019. Komisioni i Integrimit zhvilloi ditën e premte, mbledhjen e rradhës në Përmet. Njësia për Kordinimin e Integrimit Europian dhe Ndihmës së Huaj, në Bashkinë Përmet, asistoi në organizimin e takimit.
Përvec anëtarëve të Komisionit, prezentë ishin edhe përfaqësues nga institucionet lokale, (Bashkia, Zyra Arsimore, shkollat etj) institucionet rajonale (prefektura dhe qarku), anëtarë aktivë të komunitetit, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të rinj.