Skip to main content
  • Novoselë, Vlorë / Të rinjtë japin ide për zhvillimin e Agrobiznesit

    Këndi i BE-së në Bashkinë Vlorë ka vazhduar aktivitetet me qëllime informuese, në Njësitë Administrative të kësaj Bashkie.

    Ditën e martë, 23 prill 2019, Këndi u zhvendos në njësinë e Novoselës, në Shkollën e Mesme të Bashkuar, ku nën drejtimin e Koordinatores së BE-së në Bashkinë Vlorë, znj. Fabiola Deliaj, të rinjtë zhvilluan një orë informuese dhe diskutimesh, tema qëndrore e të cilës ishte Agrikultura.

  • Mundësitë që ofron BE dhe sfidat e të rinjve për të përfituar. Seancë diskutimesh në Këshillin Bashkiak të Rrogozhinës

    RROGOZHINË, 5 Maj 2019 - Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj, në Bashkinë Rrogozhinë organizoi një seancë diskutimesh me të rinjtë e qytetit të Rrogozhinës, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak të qytetit.

    Të pranishëm në seancën e debatit ishin pjesëtarë të Këshillit Bashkiak, drejtues dhe nëpunës të drejtorive të ndryshme të Bashkisë Rrogozhinë, se dhe përfaqësues të komunitetit.

  • Përmet: Shfaqje Teatrale për Fëmijë “Vitaminat e Jetës”

    Përmet, 31 Maj 2019 – Europe House në bashkëpunim me Njësinë për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj në Bashkinë Përmet, zhvilloj një shfaqje teatrale për fëmijë të titulluar  “Vitaminat e Jetës”  me rastin e Festës së 1 Qershorit.

    Shfaqja u zhvillua në kinemanë e qytetit dhe në këtë aktivitet morën pjesë fëmijët e moshave 5 deri në 9 vjec.  Kjo shfaqje e mrekullueshme, bashkëvepruese e teatrit synonte të informonte fëmijët mbi rëndësinë e të ushqyerit shëndetshëm, zhvillimin e zakoneve të mira dhe dashurinë për Tokën.

  • “Promovimi i vlerave, trashëgimisë kulturore dhe produkteve të territorit. Aktivitet me të rinjtë në Bërdicë, Shkodër

    Me datë 17 maj 2018, Bashkia Shkodër organizoi aktivitetin “Promovimi i vlerave, trashëgimisë kulturore dhe produkteve të territorit" në NJësinë Administrative të Berdicës. 

    Ky aktivitet realizohet në kuadër të promovimit të trashëgimisë kulturore e natyrore, të produkteve bujqësore e blegtorale dhe të realiteteve të reja agro-përpunuese të krijuara në zonë, të cilat ndikojnë ndjeshëm në zhvillimin social - ekonomik të territorit të Nj.A Berdicë.

  • Mirditë: Në Javën e Evropës, Bashkia ishte e gjitha e të rinjve

    14 Maj 2019 - Njësia për Kordinimin e Integrimit Europian dhe Ndihmës së Huaj në bashkinë Mirditë organizoi në kuadër të Javës së Europës aktivitetin “Bashkia e të rinjve “.