Skip to main content
Submitted by admin on 21 August 2019

Përmet, 31 Maj 2019 – Europe House në bashkëpunim me Njësinë për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj në Bashkinë Përmet, zhvilloj një shfaqje teatrale për fëmijë të titulluar  “Vitaminat e Jetës”  me rastin e Festës së 1 Qershorit.

Shfaqja u zhvillua në kinemanë e qytetit dhe në këtë aktivitet morën pjesë fëmijët e moshave 5 deri në 9 vjec.  Kjo shfaqje e mrekullueshme, bashkëvepruese e teatrit synonte të informonte fëmijët mbi rëndësinë e të ushqyerit shëndetshëm, zhvillimin e zakoneve të mira dhe dashurinë për Tokën.

Shfaqja ishte argëtuese, zbavitëse dhe njëkohësisht edukuese.