Skip to main content
  • Aktivitet përmbyllës i projektit “TË RINJTË PËR QYTETIN” në Bashkinë Tropojë

    Në kuadër të Programit ReLOaD (Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor), i cili financohet nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Bashkia Tropojë, shoqata “Alpin” ka zbatuar projektin “Të rinjtë për qytetin” në Bashkinë Tropojë.

    Zbatimi i projektit u bazua në dy programe trajnimi: njëri mbi Udhërrëfyesit (guida natyrore) dhe tjetri mbi Kulinarinë (gastronomia turistike). Këto dy programe trajnimi u lehtësuan nga trajnues të kontraktuar dhe u zhvillua në Bajram Curri, Tropojë.

  • “Ditët evropiane të solidaritetit lokal” në Bashkinë e Prrenjasit

    Përgjatë gjithë javës që nisi në 18 nëntor, Bashkia e Prrenjasit ka zhvilluar një seri aktivitetesh në kuadër të Ditëve Evropiane të Solidaritetit Lokal, ku ndër më kryesorët e të cilëve janë zhvilluar në bashkëpunim me gjimnazistët e Gjimnazit “Ahmet Elezi” në Njësinë Administrative të Stavrajt si dhe ata të gjimnazit “Arif Kuka”, në njësinë administrative të Qukësit.

  • Ditët Evropiane të Solidaritetit Lokal. Konkurs me ese në Bashkinë e Kuçovës
    Në datë 16 nëntor u organizua aktiviteti me temë “Konkurs me ese” ky aktivitet u organizua në kuadër të Ditëve Evropiane të Solidaritetit Lokal, nga Drejtoria e Zhvillimit Strategjik dhe Integrimit Evropian në Bashkinë Europë dhe Qendra Rinore. Në këtë konkurs morën pjesë 10 shkolla 9-vjeçare dhe të mesme të qytetit të Kuçovës dhe Njësive Administrative ku nga secila shkollë u përzgjodh eseja më e mirë.
  • “Ne Jemi Europa!” Të rinjtë në Vaun e Dejës, seancë informuese për rrugën evropiane të Shqipërisë
    Njësia e Integrimit Evropian në Bashkinë e Vaut të Dejës, me mbështetjen e posaçme të kryetarit të Bashkisë, Z. Mark Babani, si dhe bashkëpunimin e Drejtorisë së shkollës, një seancë të zgjeruar informacioni me temë “Bashkimi Europian dhe Shqipëria”. Në një seri stendash, nxënësit kanë marrë informacione të hollësishme me data dhe fotografi mbi rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian.
  • Koordinimi i ndihmës së huaj në nivel lokal, drejtuesit e Njësive të Integrimit trainim nga “BpE” & ASPA

    Tiranë, 13 nëntor 2019 – Për dy ditë me radhë, në datat 12 dhe 13 nëntor 2019, Projekti “Bashkitë për në Evropë” në bashkëpunim me ASPA, ka zhvilluar në mjediset e kësaj të fundit, trainimin e radhës me grupin e parë të drejtuesve të Njësive të Integrimit Evropian. Tema e trainimit ishte “Koordinimi i Ndihmës së Huaj në nivel lokal”.