Skip to main content
  • “Roli i Bashkive në procesin e Integrimit Evropian” ka mbërritur edhe në Patos
    “Roli i Bashkive në procesin e Integrimit Evropian” ka mbërritur edhe në Patos si pjesë e turit të takimeve publike që projekti “Bashkitë për në Evropë”, po zhvillon në çdo bashki të vendit për të prezantuar gjetjet e raportit të Vlerësimit të Performancës së Qeverisjes Vendore në Shqipëri kundrejt procesit të Integrimit në BE.
  • “Rruga për në Europë kalon nga ne”. Këndi i BE, aktivitet me vogëlushët e Elbasanit

    Elbasan, 8 Maj 2019 - Mes flamujve të shteteve anëtare të Bashkimit Europian dhe një atmosferë të kuruar në detaje, kopshti nr 9 organizoi një aktivitet me temë “Rruga për në Europë kalon nga ne”. Fëmijët kishin përgatitur me duart e tyre flamujt e shteteve të ndryshmë të Europës, ku informuan njëri-tjetrin rreth popullsisë, kryeqyteteve e shumë veçorive më interesante të këtyre shteteve.

    Vogëlushët ishin përgatitur shumë mirë dhe i shpalosën njohuritë e tyre në një ambient që në çdo cep fliste rreth njohjes së Europës.

  • Roli i qeverisjes vendore për integrimin e Shqipërisë. “BpE” boton raportin e dytë të performancës së Bashkive

    Projekti “Bashkitë për në Evropë”, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë të delegacionit të BE në Tiranë, kryetarëve të Bashkive, administratave lokale, grupeve të interesit dhe komunitetit, në vijim të botimit të këtij raporti, ka nisur një tur takimesh në të 61 bashkitë e Shqipërisë

  • Më shumë projekte dhe investime nga BE

    Së bashku me Znj. Xhesi Sinakolli përfaqësuese e delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Znj. Jolanda Trebicka drejtuese dhe koordinatore e projektit "Bashkitë për në Europë" dhe Znj. Iva Çoku drejtuese e programit për Promovimin e Diversitetit, zhvilluam një takim informues mbi  problematikat e ndryshme që shqetesojnë bashkinë tonë si dhe mundësin e financimit të projekteve me fondeve të BE për zgjidhjen e tyre. 

  • Lezhë, diskutime me administratën dhe komunitetin mbi Raportin e Vlerësimit

    “Matja e performancës së Bashkive ka një rëndësi të veçantë, në kuadër të procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian”. Kështu ka deklaruar kreu i Programit për Qeverisjen e mirë në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Tiranë, Z. Orlando fusco, gjatë takimit të zhvilluar në Bashkinë e Lezhës për prezantimin e Raportit të Vlerësimit 2018.