Njësia e Kordinimit të Integrimit Europian dhe Ndihmës së Huaj në Bashkinë Përmet iu bashkua nismave të ndërrmarra në të gjithë Europën në kuadër të Ditëve Evropiane të Solidaritetit Lokal. Aktiviteti i organizuar më 26. Nëntor 2019, titullohej “Fuqia e të rinjve në mbrojtjen e lumit të vetëm të egër në Europë”.