Me rastin e Javës së Evropës, Ambasadori i BE në Shqipëri, Z. Luigi Soreca është “ulur” së bashku me të 61 përgjegjësit e Njësive të Integrimit Evropian në të 61 Bashkitë e Shqipërisë, në një takim virtual.

Njësia e Integrimit Evropian në Bashkinë Mallakastër, në bashkëpunim me edukatorë, mësues dhe psikologë të disa prej shkollave të kësaj bashkie, kanë shfrytëzuar teknologjinë për të krijuar mesazhe sensibilizuese për këtë ditë dhe për t’i shpërndarë ato.
Raporti i dytë i Vlerësimit të Procesit të Integrimit u prezantua sot, e enjte 05.03.2020 në Bashkinë Skrapar. Cila është qasja e Bashkive në vend ndaj procesit të integrimit, nismat dhe projektet përmes së cilave bashkitë mund të marrin rol faktorial në përshpejtimin e këtij procesi, këto edhe shumë të tjera u trajtuan në takimin e mbajtur mesditën e sotme në Çorovodë. Takimi u përshëndet nga Kryetari i Bashkisë Skrapar z. Adriatik Mema, i cili gjatë mesazhit të dhënë vlerësoi nismat e marra deri tani nga të gjithë institucionet dhe organizmat dhe vlerësoi rolin që ka autoriteti vendor.