Projekti “Bashkitë për në Evropë”, në bashkëpunim me ASPA-n nuk e ka ndaluar për asnjë moment punën sa i përket trainimeve të përgjegjësve dhe specialistëve të Njësive të Integrimit Evropian në të gjitha bashkitë e Shqipërisë, edhe gjatë këtyre kohëve të kufizimeve të shkaktuara prej pandemisë së Covid-19, duke përshtatur seancat e trainimit me teknologjinë online.
Njësia e Integrimit Evropian në Bashkinë e Fierit, në bashkëpunim me Akademinë Politike të Studimeve (ASP) organizoi në mjediset e qendrës rinore "Epoka e Re" Fier, një takim me studentët mbi "Pjesëmarrjen qytetare dhe rolin e të rinjtve në procesin e integrimit evropian".
Studentët u njohën me mekanizmat dhe rëndësinë e pjesëmarrjes qytetare, si edhe me sfidat e prioritetet e pushtetit vendor në procesin e Integrimit. Padyshim një hapësirë e rëndësishme në diskutim iu la rolit që duhet të luajnë të rinjtë në këtë proces.
Belsh, 16 Qershor 2020 – Njësia e Integrimit Europian, pranë Bashkisë Belsh zhvilloi takimin informues me drejtuesit dhe përfaqesuesit e Njësive Administrative të bashkisë.
Tema e përzgjedhur nga NjIE ishte “Roli i Qeverisjes Lokale në Procesin e Integrimit Europian të Shqipërisë”
Në kuadër të “Ditës Ndërkombëtare të luftës kundra futjes së fëmijëve në punë”, Njësia e Integrimit Evropian, Bashkia Lushnje, organizoi një aktivitet në dy institucione që lidhen drejtëpërdrejtë me punësimin dhe kontrollin e këtij fenomeni, pra punësimit të fëmijëve në moshë të mitur.
Njësia e integrimit Europian pranë Bashkisë Lushnje realizoi disa broshura duke cilësuar këtë ditë me rëndësi, broshura përmban informacione bazuar në legjislacionin shqiptar mbi moshën minimale për të punësuar femijët, orarin e caktuar por edhe mbi shkallën e rrezikshmërisë së punës për fëmijët.