Skip to main content
  • Bashkitë, pjesë e pandarë dhe integrale e procesit të integrimit

    “70 përqind e legjislacionit të Bashkimit Evropian do të zbatohet në nivel vendor. Prandaj bashkitë duhet të përveshin mëngët dhe të përgatiten për të qenë pjesë e pandarë e procesit të integrimit, në bashkëpunim me qeverinë qendrore, me qëllim që të realizohet ëndrra e madhe e shprehur në shumicë dërrmuese nga shumica e shqiptarëve”.

    Këto ishin mesazhet që u dhanë në aktivitetin e madh virtual në bashkinë e Rrogozhinës, i dyti në serinë e aktivitetevë që po organizon “Bashkitë për në Evropë”, një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, me të gjitha bashkitë e Shqipërisë.

  • “Bashkitë për në Evropë” rifillon turin e takimeve në bashkitë e Shqipërisë
    Projekti “Bashkitë për në Evropë” ka rinisur turinë e takimeve të mëdha në të 61 Bashkitë e Shqipërisë, tashmë në mënyrë virtuale, për shkak të kufizimeve dhe respektimit të masave në mbrojtje të shëndetit, që kërkojnë shmangien e grumbullimeve.
  • Hapet Regjistrimi per pjesmarrje ne Javën Evropiane të Rajoneve dhe Qyteteve. REGJISTROHUNI!!
    Pavarësisht nga vështirësitë e krijuara nga pandemia COVID 19, #EURegionsWeek 2020 do t'u ofrojë pjesëmarrësve më shumë se 500 seanca pune dixhitale për të zbuluar për tre javë rresht në Tetor, nga 5-22 Tetor, duke mbuluar tema të ndryshme sipas përparësive tematike Fuqizimi i Qytetarëve; Kohezioni dhe Bashkëpunimi; dhe Evropa e Gjelbër.
  • Ambasadori Soreca: “Ju jeni ambasadorë të BE në bashkitë tuaja dhe unë do të jem zëri juaj”

    Ambasadori Soreca, takim me përgjegjësit e Njësive të Integrimit në 61 Bashkitë e Shqipërisë

    Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqiperi, Z. Luigi Soreca, si dhe Kryenegociatori i Shqipërisë në BE, Ambasadori Zef Mazi, kanë zhvilluar një takim online me përgjegjësit dhe koordinatorët e Njësive të Integrimit Evropian në të 61 Bashkitë e Shqipërisë. Në takimin e organizuar nga “Bashkitë për në Evropë”, një projekt i financuar nga BE, ka marrë pjesë Zëvendësministrja e Brendshme, Znj. Romina Kuko dhe Drejtori i Agjencisë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, Z. Bekim Murati.

  • Integrimi Evropian, tagër i profesionistëve

    Nga Guxim ALIMANI

    U bene 30 vite nga Levizja studentore e Dhjetorit ’90, qe politika nuk ka munguar nje dite e nje fushate pa permendur e pa u perbetuar per integrim e europianizim te vendit.

    Me sllogane te njejta si ato per mireqenie, per uje e per drita, politika shqiptare gati e banalizoi kete aspirate thelbesore kombetare. Natyrisht ketij anti-misioni te politikes tone i ka ndihmuar dhe situata pankozmike, duke mos u fokusuar sa duhet ne thelbin e problemeve qe kane stopuar integrimin ne Shqiperi.