Në Gjirokastër është zhvilluar në një takim të zgjeruar me praninë e Ambasadorit të BE në Shqipëri, Z. Luigi Soreca, kryebashkiakë, shoqërinë civile dhe mediat, ku janë prezantuar dhe është shënuar fillimi zyrtar i tre projekteve: “Bashkitë për në Evropë 2.0”, “BE për Bashkitë” dhe “STAR III”.
Të pranishëm kanë qenë Zv.Ministri i Brendshëm, Z. Andi Mahile si dhe Kryenegociatori i Shqipërisë, Z. Zef Mazi.
Të tre këto projekte që financohen nga Bashkimi Evropian,mbështesin bashkitë shqiptare në procesin e pranimit në BE.