Rritja e kapaciteteve, ASPA dhe BpE prezantojnë raportin e vlerësimit të nevojave

  • Posted on: 8 October 2021
  • By: admin

Shkolla Shqiptare për Administraten Publike (ASPA), partneri kryesor i Projektit Bashkitë për në Evropë, ka prezantuar gjatë një takimi online me të gjithë drejtuesit e Njësive të Integrimit Evropian në bashkitë e Shqipërisë, Draft Raportin mbi Vlerësimin e Nevojave për Trainime për pushtetin vendor.

Gjetjet e këtij raporti do të përbëjnë edhe bazën e kurrikulës së trainimit përgjatë zbatimit të projektit “Bashkitë për në Evropë”, sa i përket fushës së integrimit evropian.

Takimi me drejtuesit e Njësive të Integrimit është përshëndetur nga Drejtoresha e ASPA, Znj. Klea Maliqi, e cila ka folur për rëndësinë e vlerësimit të nevoja për trainime në stafet e administratës lokale në përgjithësi, ndërkohë që ka vlerësuar partneritetin me projektin Bashkitë për në Evropë dhe stafet e njësive të integrimit, “një nga rrjetet më të strukturuara në nivel vendor”, siç u shpreh ajo.

Gjatë takimit, Njësitë e Integrimit Evropian kanë dhënë opinionet e tyre mbi këtë proces të rëndësishëm, ndërkohë që drejtuesja e Projektit, Jolanda Trebicka si dhe Menaxherja e Trainimeve, Alda Dekovi kanë folur mbi planin për vënien në zbatim të kësaj kurrikule gjatë serisë së trainimeve që do të zhvillohen nga projekti Bashkitë për në Evropë