Skip to main content
  • Krujë, nisin trainimet mbi integrimin evropian në nivel vendor

    Në datat 1-2 qershor, Projekti “Bashkitë për në Evropë” një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, së bashku me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA), ka nisur serinë e trainimeve “Mbi Integrimin Evropian në Nivel Vendor”.
    Në trainimin e parë, zhvilluar në Krujë, u zhvilluan diskutime dhe u ndanë përvoja mbi sfidat dhe përfitimet e integrimit evropian në nivel vendor. 

  • Ekipi i BpE në takimin teknik të Rrjetit të “Horizon Europe”

    Ekipi i Projektit “Bashkitë për në Evropë”, një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, iu bashkua me kënaqesi Takimit Teknik të Rrjetit të Pikave Kombetare te Kontaktit (NCP) të Horizon Europe, organizuar nga Agjensia Kombetare për Kërkimin Shkencor dhe Inovacionin (AKKSHI), në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar të Programit, nën kujdesin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe në bashkëpunim me BpE. 

  • Dy projektet “BE për Bashkitë” dhe “Bashkitë për në Evropë”, vijojnë sesionet informuese në Elbasan

    Projektet “BE për Bashkitë” dhe “Bashkitë për në Evropë 2.0”, të financuara nga Bashkimi Evropian kanë vazhduar në qytetin e Elbasanit, serinë e seancave informuese mbi Thirrjen e Dytë të Skemës së Granteve të “BE për Bashkitë”, ku kanë marrë pjesë stafet e Njësive të Integrimit Evropian, në bashkitë e rajonit të Shqipërisë së mesme.

  • Takimi rrjetëzues me Njësitë e Integrimit, shpallja e thirrjes së dytë të granteve dhe mesazhet e të gjithë aktorëve

    Në datën 12 prill 2022, projekti "BE për bashkitë" në bashkëpunim me projektin "Bashkitë për në Evropë", dhe me mbështetjen e Bashkimit Evropian, kanë zhvilluar në Tiranë takimin rrjetëzues me pjesëmarrjen e drejtuesve të Njësive të Integrimit Evropian në 61 bashkitë e Shqipërisë, si dhe përfaqësues nga bashkitë e vendeve të Evropës Juglindore.

  • “Shkrimi i një Projekti të suksesshëm” / “BE për Bashkitë”, dhe “Bashkitë për në Evropë”, sesione trainimesh në Lezhë

    Projektet “BE për Bashkitë” dhe “Bashkitë për në Evropë 2.0”, të financuara nga Bashkimi Evropian kanë organizuar në Lezhë seanca informimit dhe trainimi mbi “Shkrimin e një Projekti të suksesshëm”, ku kanë marrë pjesë bashkitë që kanë interes të aplikojne në thirrjen e dytë të skemës së Granteve të projektit BE për Bashkitë (EU for Municipalities - EU4Municipalities).