Skip to main content
  • Shkrimi i një Projekt Propozimi, trainimet me Njësitë e Integrimit vazhdojnë në Tiranë

    Projekti “Bashkitë për në Evropë” ka vazhduar seancat e trainimit të drejtuesve dhe stafeve të Njësive të Integrimit Evropian, në Tiranë, me diskutime mbi thirrjet konkrete të hapura nga Bashkimi Evropian, pjesë e të cilave është edhe Shqipëria. 
    Thirrja e Dytë për propozime e BE për Zhvillimin Socio-Ekonomik (si alternativa ndaj kultivimit të drogës dhe kultivimit të kanabisit), ka qenë në fokus të seancave të trainimit 3-ditor.

  • “Bashkitë për në Evropë”, dy ditë sesione informuese mbi Horizon 2021-2027

    Për dy ditë me radhë, Projekti “Bashkitë për në Evropë” ka zhvilluar sesionet e informimit me stafet e Njësive të Integrimit Evropian, mbi programin “Horizon Europe”, i cili është ndër të parët nga programet e reja të BE, që kanë hapur thirrjet. 
    Sesioni i parë i informimit/trainimit është fokusuar tek bashkitë, ku një prezantim mbi këto programe dhe theksin që bashkitë duhet të vendosin për të përfituar sa më shumë prej tyre, e ka bër Znj. Mirela Muça, Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë për Kërkimin Shkencor dhe INovacionin (AKKSHI).

  • Zhvillohet mbledhja e 2-të e Komitetit Drejtues të projektit “Bashkitë për në Evropë”

    U zhvillua takimi i 2-të i Komitetit Drejtues të Projektit “Bashkitë për në Evropë”, një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian.

    Përfaqësues të Projektit, delegacionit të BE, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Financës dhe Ekonomisë, Agjencisë për Vetëqeverisjen Vendore, Zyrës së Kryenegociatorit dhe Shoqatës së Autonomisë Vendore, ishin të pranishëm në diskutimet që u zhvilluan në mjediset e Ministrisë së Brendshme.

  • Përfaqësues të delegacionit dhe disa projekte, vizitë njëditore në Kukës

    Takimi i frytshëm mes ekipit të Delegacionit të BE dhe Kryetarit të Bashkisë Kukës. U diskutua për promovimin e potencialeve ekonomike dhe turistike të zonës, si dhe për nevojat kryesore të popullsisë vendase. 
    Pushteti vendor është ofruesi i shërbimeve më pranë qytetarëve dhe ka një rol thelbësor në procesin e integrimit në BE. U theksua se mbi 70 për qind e legjislacionit të Bashkimit Evropian zbatohet në nivel lokal. Prandaj, një përfshirje më e madhe e bashkive në këtë proces është e nevojshme dhe Bashkimi Evropian vazhdon të rrisë asistencën për pushtetin vendor.

  • Bashkitë e Qarkut Tiranë diskutojnë nismat për qeverisjen e mirë, në kuadër të “Javës së Integritetit”

    Në kuadër të edicionit të 3-të të “Javës së Integritetit” organizuar nga Dhoma Ndërkombëtare e Tregtisë në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Hollandës, Bashkia Tiranë iu bashkua kësaj nisme me një tryezë të përbashkët me të gjithë Bashkitë e Qarkut Tiranë, ku u diskutuan inicativat e deritanishme në kuadër të qeverisjes së mirë. Aktivitet u përshëndet nga Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë, Z. Aldrin Dalipi, i cili theksoi nevojën për bashëpunim dhe ndarje eksperiencash të vazhdueshme mes Bashkive të Qarkut.