Skip to main content
  • Nisin trajnimet e stafeve të bashkive për aplikime në projektet e BE-së, CERV

    “Bashkitë për në Evropë” dhe ASPA zhvilluan në datat 15-16 qershor 2023, në Tiranë, trajnimin për grupin e parë të stafeve të Njësive të Integrimit Evropian dhe bashkive respektive, i cili ishte i fokusuar në fazat e njëpasnjëshme të aplikimit për projekte, në kuadër të thirrjes së hapur të Binjakëzimit dhe Angazhimit qytetar, nga programi i Bashkimit Evropian, CERV.

  • BPE & ASPA, trajnimet për shkrimin e projekteve vazhdojnë në Vlorë

    Në datat 11-13 prill 2023, Projekti “Bashkitë në Evropë” në bashkëpunim me ASPA, ka vazhduar serinë e trajnimeve me temë, “Rrugëtimi drejt Shkrimit të një Projekt Propozimi të Suksesshëm”. Gjatë tre ditëve të trajnimit, i është lënë një hapësirë e posaçme edhe ndarjes së përvojave dhe mësimeve të nxjerra nga fazat e aplikimit për Grante nën projektin “EU for Municipalities”, përvoja të cilat janë ndarë nga ekspertët e këtij projekti në ditën e tretë të trajnimit.

  • Shëngjin, trajnime me stafet e reja të Njësive të Integrimit Evropian

    Projekti “Bashkitë për në Evropë”, në bashkëpunim me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike, kanë zhvilluar në datat 5-7 Prill 2023, në qytetin e Shëngjinit, trajnimin e radhës me përfaqësuesit punësuar rishtaz, në Njësitë e Integrimit Evropian në Bashkitë e Shqipërisë.
    Trajnimi 3-ditor ka patur si fokus temat e Menaxhimit të Strukturave të Integrimit Evropian në nivel vendor, funksionet e tyre, si dhe elementët e komunikimit dhe të vizibilitetit.

  • Shkrimi i një Projekt-Propozimi të suksesshëm dhe përvoja me Grantet e EU4M

    “Bashkitë për në Evropë”, dhe ASPA zhvillojnë në Krujës, trajnime me stafet e reja të Njësive të Integrimit Evropian
    Projekti “Bashkitë për në Evropë”, në bashkëpunim me Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA), kanë zhvilluar në datat 29-30-31 mars 2023, në qytetin e Krujës, një trajnim 3-ditor me stafet e reja të Njësive të Integrimit Evropian në 61 bashki,  si dhe ekipet e përfshira në shkrimin dhe zbatimin e projekteve të financuara nën skemën e granteve të “EU for Municipalities”.

  • “Mapping” dhe “Projektet me financim të huaj”, takim rrjetëzues me 61 Njësitë e Integrimit Evropian

    Ditën e premte, në datë 9 shkurt 2023, Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, në bashkëpunim me projektin “Bashkitë për në Evropë”, ka zhvilluar një takim rrjetëzues me drejtuesit dhe stafet e 61 Njësitë e Integrimit Evropian në bashkitë e Shqipërisë.
    Takimi ka patur për qëllim diskutimin e hapave të mëtejshëm, në kuadër të bashkërendimit të Njësive të Integrimit Evropian, për procesin e hapur të negociatave dhe kryesisht negocimin e Kapitullit 22, “Zhvillimi rajonal dhe Koordinimi i Instrumentave Strukturore”.