Skip to main content

Në datat 11-13 prill 2023, Projekti “Bashkitë në Evropë” në bashkëpunim me ASPA, ka vazhduar serinë e trajnimeve me temë, “Rrugëtimi drejt Shkrimit të një Projekt Propozimi të Suksesshëm”. Gjatë tre ditëve të trajnimit, i është lënë një hapësirë e posaçme edhe ndarjes së përvojave dhe mësimeve të nxjerra nga fazat e aplikimit për Grante nën projektin “EU for Municipalities”, përvoja të cilat janë ndarë nga ekspertët e këtij projekti në ditën e tretë të trajnimit.
Në trajnim kanë marrë pjesë stafet e reja të Njësive të Integrimit Evropian, grupi i dytë i tyre, bashkë me ekipet që janë të përfshira në shkrimin dhe zbatimin e projekteve të financuara prej granteve të “Eu4M”.
Gjatë trajnimit treditor janë trajtuar çështje të tilla si, identifikimi i problemeve dhe aktorëve që do të jenë pjesë e një projekti dhe objektivat e tij, shprehja e rezultateve dhe organizimi i aktiviteteve, buxhetimi i projektit, etj.
Nga ana e ekspertëve janë dhënë gjithashtu orientime të detajuara në lidhje me situata të ndryshme që ndeshen gjatë shkrimit dhe vënies në zbatim të projekteve