“Bashkitë për në Evropë” dhe ASPA prezantojnë gjetjet e vlerësimit të nevojave për trainime

  • Posted on: 24 September 2021
  • By: admin

Shkolla Shqiptare për Administratën Publike (ASPA), partneri kryesor i Projektit “Bashkitë për në Evropë”, ka kryer së fundmi një Vlerësim Nevojash për Trainime për Pushtetin vendor, në të 61 bashkitë e Shqipërisë, pervec te tjerave.

Gjetjet e Raportit janë prezantuar në një aktivitet të organizuar nga BpE dhe ASPA në formën e një Focus Grup-i, me stafet e Njësive të Integrimit Evropian nga 11 bashki. Përfaqësuesja e ASPA, Znj. Adela Kula dhe ekipi i projektit Bashkitë për në Evropë, kanë diskutuar në lidhje me përfundimet dhe validimin e këtij Vlerësimi.

Duke qenë se një pjesë e mirë e gjetjeve të këtij Draft Raporti do të shërbejnë për bazën e kurrikulës së trainimeve që do të zhvillohen gjatë kohëzgjatjes së projektit “Bashkitë për në Evropë”, stafet e njësive të integrimit kanë ofruar opinionet e tyre në lidhje me këto nevoja, duke u nisur dhe nga realiteti në bashkitë ku ushtrojnë aktivitetin.