Skip to main content
  • “BE i kushton rëndësi të veçantë qeverisjes vendore në Shqipëri”. Turi i BpE vazhdon në Memaliaj

    Udhëtimi i Delegacionit të Bashkimit Evropian nëpër bashkitë e Shqipërisë, i nisur që në muajin shkurt të vitit 2020 në qytetin e Vlorës nga AMbasadori i BE-së në Shqipëri, Z. Luigi Soreca, ka vazhduar në Bashkinë e Memaliajt.

    Aktivitetet e mëdha në bashkitë e Shqipërisë, të cilat për shkak të situatës së pandemisë po zhvillohen online, përveç shkëmbimit të mendimeve me stafet e bashkive, kanë për qëllim prezantimin e Raportit më të fundit të Vlerësimit të Performancës së 61 bashkive në kuadër të procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

  • “Performanca e Bashkive”, radha e Devollit për prezantimin e Raportit të Vlerësimit

    Bashkitë për në Evropë ka organizuar takimin e madh online të Bashkisë së Devollit. Në aktivitetin e moderuar bashkërisht prej drejtueses së Projektit, Znj. Jolanda Trebicka dhe drejtuesit të Njësisë së Integrimit Evropian në Bashkinë Devoll, Z. Remzi Kutrolli, kanë qenë të pranishëm Kryetari i Bashkisë Devoll, Z. Eduard Duro, Drejtori i AMVV, Z. Bekim Murati, Koordinatorja e Programeve Ndërkufitare në Delegacionin e BE, Znj. Francesca Renzi, si dhe pjesëtarë të administratës dhe të këshillit bashkiak të Devollit. 

  • Fokusi te Bujqësia dhe Zhvillimi Rural. Ekipi i MfE “ndalet” në Bashkinë Divjakë
    Projekti “Bashkitë për në Evropë” ka vijuar serinë e takimeve që po zhvillohen në të 61 bashkitë e Shqipërisë, për prezantimin e Raportit të Vlerësimit të Performancës.
  • “Bashkitë për në Evropë” prezanton Raportin e performancës në Sarandë
    Seria e takimeve online të organizuara nga “Bashkitë për në Evropë”, një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, ka vazhduar në Bashkinë e Sarandës. Në takimin e koordinuar me Njësinë e Integrimit Evropian pranë kësaj Bashkie, është bërë prezantimi i Raportit “Bashkitë në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian”, i cili bën një vlerësim të performancës së bashkive, sa u përket treguese që kanë të bëjnë me hapat në drejtim të integrimit.
  • “Bashkitë për në Evropë”, ndalesa e radhës: Përmeti
    Në takimin e radhës, ekipi i “Bashkitë për në Evropë” është ndalur në Bashkinë e Përmetit, ku e pranishme ka qenë kryetarja Bashkisë, Znj. Alma Hoxha, anëtarë të Këshillit Bashkiak, shoqërisë civile si dhe pjesëtarë të stafit të këtij institucioni.