Me rastin e Javës së Evropës, Ambasadori i BE në Shqipëri, Z. Luigi Soreca është “ulur” së bashku me të 61 përgjegjësit e Njësive të Integrimit Evropian në të 61 Bashkitë e Shqipërisë, në një takim virtual.
Përtej mesazheve të solidaritetit dhe mbështetjes së fortë që Shqipëria ka marrë prej Bashkimit Evropian në këto kohë të vështira, Ambasadori Soreca ka theksuar edhe një herë rëndësinë që Delegacioni i BE në Shqipëri i jep funksionimit sa më efikas të Njësive të Integrimit Evropian në të 61 bashkitë e Shqipërisë, si “portat” e informacionit që komunitetet lokale kanë mbi politikat e BE ndaj Shqipërisë.