Mbështetja e qeverisë, bashkëpunimi i të gjithë palëve, projekti “Bashkitë për në Evropë”, dhe strukturat e integrimit evropian pranë çdo Bashkie, janë garancia më e mirë që ne kemi për suksesin e këtij procesi të rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë
Njësia e Integrimit pranë Bashkisë Gramsh në bashkëpunim me vullnetarët e Korpusit të Paqes dhe Këshillin Rinor, organizuan Kampin Veror 2019.
Njësitë e Integrimit Evropian në Bashkitë Roskovec, Belsh dhe Elbasan zhvilluan në datat 13-14 Gusht një tur dy ditor në këto tre Njësi të Qeverisjes Vendore, me një grup të rinj dhe të rejash gjimnazistë nga secili qytet.