Skip to main content
  • Përrenjas, “Fuqia e të rinjve” në një Murale dedikuar Evropës

    Përrenjas, 9 Maj 2019 –Në kuadër të festimeve të Javës së Evropës, që koordinatorët e Njësive të Integrimit Evropian në të 61 bashkitë e Shqipërisë, kanë zhvilluar me mbështetjen e Projektit “Bashkitë për në Evropë”, një ide tejet të veçantë kanë patur nxënësit e Përrenjasit.

    Vogëlushët e shkollës 9-vjeçare “Qybra Sokoli” kanë zgjedhur që t’u bashkohen festimeve të Javës së Evropës, duke realizuar me duart e tyre, Muralen e Evropës, me një zotësi artistike që do ua kishin zili edhe të rriturit.

  • Projektet mësimore në kuadër të Javës së Evropës nga Këndi i BE-së së Bashkisë Kurbin në bashkëpunim me shkollën 9-vjeçare Nr.3 Laç

    Në kuadër të Javës së Evropës Njësia për Koordnimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj së Bashkisë Kurbin  në bashkëpunim me shkollën 9-vjecare Nr.3 Laç-Kurbin solli dy projekte kurrikulare: 

  • Në Ditën e Evropës, të rinjtë i japin Bashkisë idetë e tyre për Librazhin evropian

    LIBRAZHD, 9 MAJ 2019 - Në Ditën e Evropës, Njësia për Koordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihma e Huaj pranë Bashkisë Librazhd në bashkëpunim me kabinetin e Kryetarit, organizuan takimin midis Bordit Rinor dhe Vendim-marrës e drejtorë në bashki.

    Takimi u hap me një prezantim të përgatitur nga Koordinatorja e Bordit Rinor dhe Kabineti i Bashkisë, në lidhje me Bashkimin Evropian, demokracinë sociale dhe politikat për të rinjtë. Tematikë e rëndësishme ishte edhe zhvillimi i qëndrueshëm social parë në kornizën e pushtetit vendor.

  • Përmet, komuniteti informohet mbi politikat e BE-së

    Përmet, 9 maj 2019- Njësia për Koordinimin e Integrimit Europian dhe Ndihmës së Huaj, në Bashkinë Përmet, në kuadër të Ditës së Europës shpërndau broshura dhe fletëpalosje mbi Bashkimin Europian.

    Më 9 maj, në ambjentin e jashtëm të Qëndrës Multifunksionale, atje ku ndodhet edhe Këndi i Bashkimit Europian në Përmet, u vendos një stendë me broshura dhe fletëpalosje të ndryshme mbi Bashkimin Europian.

    Drejtuesja e Njësisë së Integrimit u shpjegoi të interesuarve kuptimin dhe rëndësinë e kësaj dite duke theksuar dhe rolin e Këndit të BE-së.

  • “Na dëgjoni edhe ne!” Senatorët e shkollave të Tropojës, diskutime në Këshillin Bashkiak

    TROPOJE 08 MAJ -  Kryetarët e senateve të shkollave të Tropojës, mësues, koordinator të qeverive të nxënësve, dhe drejtues të shkollave u mblodhën në një seancë diskutimesh dhe debati, në mjediset e Këshillit Bashkiak të qytetit të Tropojës, tema qëndrore e të cilës ishte: “Na dëgjoni edhe ne!”

    Kryetari i Këshillit Bashkiak, z. Imer Hoxha dhe Zv/kryetarja e Bashkisë, znj. Feride Rrahmanaj, ishin gjithashtu të pranishëm jo vetëm për të përshëndetur takimin, por edhe për të marrë pjesë aktivisht në diskutimet me të rinjtë e qytetit.