Skip to main content
Submitted by admin on 21 August 2019

Në kuadër të Javës së Evropës Njësia për Koordnimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj së Bashkisë Kurbin  në bashkëpunim me shkollën 9-vjecare Nr.3 Laç-Kurbin solli dy projekte kurrikulare: 

  1. “Shqipëria Turistike”- Me datë 7 Maj nxënësit e klasave të 9-ta  kishin të integruar komponentin artistik dhe mësimor duke sjellë një prezantim shumë të mirë të Shqipërisë tonë. Duke qenë se Shqipëria është një vend që aspiron Bashkimin Evropian , Njësia e Integrimit Evropian se Bashkisë Kurbin theksoi rëndësinë e zhvillimit të këtij sektori  si motor kryesor I zhvillimit ekonomik.
  2. “Të dimë rreth Bashkimit Evropian- Historiku dhe Institucionet e saj” - Me datë 8 Maj nxënësit e klasave të 8-ta sollën punime të ndryshme artistike të simboleve të BE-së, historisë, institucioneve dhe se si e shohin ata procesin e Integrimit të Shqipërisë në BE. Specialistja e Njësisë së Integrimit prezantoi tek nxënësit dhe mësuesit e pranishëm informacione më të detajuara rreth historikut dhe funksionimit të institucioneve të BE-së . Gjatë asaj ore u prezantua  platforma eTwinning dhe se si tashmë Shkolla 9 –vjecare Nr.3 Lac është bërë zyrtarisht  eTwinning School dhe SHQK(Shkollë Qendër Komunitare).