Në kuadër të Ditës Botërore të Popullsisë, Këndi i BE-së pranë Bashkisë Patos, ka zhvilluar një takim me tematikë “Planifikimin Familjar”.
Në kuadër të Ditës Botërore të Popullsisë, Këndi i BE-së pranë Bashkisë Patos, ka zhvilluar një takim me tematikë “Planifikimin Familjar”.
Njësia e BE-së në Bashkinë e Tropojës në bashkëpunim me disa organizata lokale të shoqërisë civile (veçanërisht me fondacionin Mary Word Loreto), me vullnetarë të Korpusit të Paqes, disa vullnetarë lokalë dhe shkollën 9-vjeçare “Ali Podrimja” në Bajram Curri, organizuan për herë të parë në Tropojë një “Shkollë Verore” për të gjithë fëmijët e Tropojës nga mosha 9 - 18 vjeç
Këndi i BE pranë Bashkisë Divjakë, me koordinatore znj.Besjana Alcani organizuan me të rinjtë e Bashkisë aktivitetin me temë "Bashkia e të Rinjve". Ky aktivitet u organizua në mjediset e këshillit bashkiak dhe përgjatë gjithë kohëzgjatjes së takimit, këshilli bashkiak mori dimensione krejt të ndryshme jo vetëm për moshën e këshilltarëve, por edhe për mënyrën e shtrimit të problematikave, dhënies së sugjerimeve dhe vizionit të projektuar për të ardhmen e vendit.
Këndi i BE në Bashkinë Korçë, në vazhdën e aktiviteteve të zhvilluara me rastin e Javës së Evropës, ka zhvilluar edhe dy evente, që kanë patur në fokus pikërisht informimin dhe angazhimin qytetar, si vlera të përbashkëta evropiane.
Në Javën Europiane të Rinisë, të rinjtë e qytetit të Korçës kanë kaluar një ditë pranë të moshuarve të Qendrave të Moshës së tretë në qytet.
Nën temën “Evropa e solidaritetit”, Këndi i BE Bashkia Korçë, me mbështetjen e projektit Bashkitë pēr në Europë, si dhe me pjesëmarrjen e të rinjve të Qendrës Rinore, organizuan një aktivitet njëditor, ku në qendër ka qenë solidariteti me më të moshuarit dhe kujdesi për njerëzit e moshës së tretë.