Skip to main content
Submitted by admin on 20 August 2019

Këndi i BE pranë Bashkisë Divjakë, me koordinatore znj.Besjana Alcani organizuan me të rinjtë e Bashkisë aktivitetin me temë "Bashkia e të Rinjve". Ky aktivitet u organizua në mjediset e këshillit bashkiak dhe përgjatë gjithë kohëzgjatjes së takimit, këshilli bashkiak mori dimensione krejt të ndryshme jo vetëm për moshën e këshilltarëve, por edhe për mënyrën e shtrimit të problematikave, dhënies së sugjerimeve dhe vizionit të projektuar për të ardhmen e vendit.

Kryetari i bashkisë, Z. Fredi Kokoneshi së bashku me pjestarët e tjere të panelit, z.Rrapi Perriu, Sekretar i Këshillit, z.Llazar Stasa drejtor i shkollës Remas, përfaqësues nga Bashkia Divjakë Ledio Muca, Elbareta Nishica dhe Marsida Ndreçka gjatë bashkëbisedimit me këshilltarët e rinj vunë theksin në rëndësinë jetike që ka për komunitetin, vullnetarizmi dhe angazhimi i të rinjve, dy nga temat në të cilat është fokusuar i gjithë aksioni i aktiviteteve të Delegacionit të BE për vitin 2019.

Energjia e të rinjve, idetë e tyre inovatore dhe perceptimi pozitiv i të ardhmes janë çelësi që hap portën drejt familjes së madhe evropiane. Në fund të takimit, u shpërndanë çertifikata mirënjohjeje për shkollat pjesmarrëse.