Këndi i BE në Bashkinë Korçë, në vazhdën e aktiviteteve të zhvilluara me rastin e Javës së Evropës, ka zhvilluar edhe dy evente, që kanë patur në fokus pikërisht informimin dhe angazhimin qytetar, si vlera të përbashkëta evropiane.
Në njërin prej aktiviteteve është realizuar një takim informues për studentet e degës Histori-Gjeografi pranë Universitetit "Fan Noli" në Korçë. 60 studente kryen një vizitë tek Këndi i BE në Bashkinë e Korçës, ku është zhvilluar dhe një seancë e zgjeruar informimi mbi programet mbështetëse të Bashkimit Evropian, dhe në mënyrë të veçantë atyre që lidhen me studentët, si Erasmus Plus dhe European Solidarity Corpse.
Po gjatë kësaj dite në një tjetër mjedis dhe nën kujdesin e Njësisë së Integrimit, është zhvilluar një panair ushqimor me nxënësit e shkollës 9-vjeçare "Demokracia" , ku u prodhuan nga vetë fëmijët ushqime me receta nga vende të ndryshme të Evropës.