Skip to main content

Ditën e Hënë, me 25.11.2019 përfaqësuesit e Njësisë për Kordinimin e Integrimit Evropian dhe Ndihmës së Huaj në Bashkinë Mat, zhvilluan një aktivitet informues për t’i thënë Stop objekteve plastike njëpërdorimëshme, të cilat përdoren për disa minuta, por duhen deri në 200 vjet për tu dekompozuar.

Për të ndërgjegjësuar sa më shumë qytetarë, përfaqësuesit e Njësisë kanë zhvilluar takime me tregtarë të ndryshëm në qytetin e Burrelit, të cilët gjithashtu kanë shprehur shqetësimet e tyre për përdorimin e qeseve plastike.

Edhe ata kanë shprehur shqetësimin se ende qytetarët nuk janë ndërgjegjësuar për reduktimin në maksimum të përdorimit të qeseve plastike dhe futjes në përdorim të materialeve të tjera jo të dëmshme për mjedisin.

Bashkimi Evropian ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për të mbrojtur ambientin dhe për të luftuar kundër ndotjes. BE-ja ka përshtatur rregulla të reja për të nxjerrë jashtë përdorimit objektet plastike njëpërdorimshme nga viti 2021 dhe shqiptarët duhet të përfitojnë nga i njëjti nivel i mbrojtjes së mjedisit. Jo #shisheveplastike. #sotpermjedisin #bashkiaqeduam