Në kuadër të 16 ditëve aktivizëm Bashkia Pogradec në bashkëpunim me shoqatën “Unë, Gruaja”, së bashku me përfaqësues nga Komisariati i Policisë, organizoi në datën 25 Nëntor 2019 një takim me nxënës të shkollës “Kozma Basho” Pogradec ku diskutuan mbi dhunën, institucionet dhe ligjet që na mbrojnë. Gjithashtu u ndanë për nxënësit broshura informuese dhe materiale sensibilizuese dhe u dhanë mesazhe në kuadër të kësaj fushate globale, kundër Dhunës me Bazë Gjinore.
Ishin vetë nxënësit që me zë të lartë pohuan:
“Unë zgjedh të mos nënshtrohem”
“Mos hesht, heshtja nxit dhunën”.