Së bashku me Znj. Xhesi Sinakolli përfaqësuese e delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Znj. Jolanda Trebicka drejtuese dhe koordinatore e projektit "Bashkitë për në Europë" dhe Znj. Iva Çoku drejtuese e programit për Promovimin e Diversitetit, zhvilluam një takim informues mbi problematikat e ndryshme që shqetesojnë bashkinë tonë si dhe mundësin e financimit të projekteve me fondeve të BE për zgjidhjen e tyre.
Gjatë takimit u diskutuan edhe projektet konkrete me të cilat Bashkia e Gramshit ka konkuruar në programet të ndryshme për të përfituar nga fondet e investimeve që vendet e Bashkimit Evropian u ofrojnë bashkive shqiptare.
Bashkia e Gramshit ofron mbështetjen e saj, brenda të gjitha mundësive, për të gjitha projektet që sjellin: zhvillimin,
rritjen e standardit të jetesës
nxisin mundësi të reja për rigjenerimin e vendeve të punës.