Skip to main content
  • Të njohim Bashkimin Evropian

    Në datën 24 Prill 2018, Këndi i BE në Bashkinë Kuçovë organizoi në ambientet e Qendrës Rinore të këtij qyteti, një takim me të rinj dhe të reja nga komuniteti rom dhe egjyptian nga zonat rurale të kësaj bashkie, 

    Te rinjte u njohën nga Koordinatori Lokal i BE, mbi qëllimin e hapjes së Këndit të BE në këtë bashki, mënyrën e funksionimit të tij, materialet e ndryshme promovuese mbi Bashkimit Evropian që ndodhen në ambjentet e këtij Këndi, si dhe u shpjegua se për çfarë mund të përdorej ky Kënd prej tyre. 

  • Aktivitet rrjetëzimi i Këndit të BE Kuçovë

    Në datën 29 Prill 2018, Këndi i BE në Bashkinë Kuçovë në bashkëpunim me Qendrën Rinore dhe projektin Underadio organizuan një vizitë në Bashkinë Belsh.

    Të rinjtë u pritën në një takim nga Koordinatori i BE në Bashkinë Belshit i cili iu foli të rinjve mbi qytetin e Belshit, historinë, trashëgiminë dhe aktivitetet kulturore më të rëndësishme që zhvillohen në këtë qytet.

  • Takim informues me nxnënës të shkollave të mesme

    Në datën 30 Prrill 2018, Kendi i BE në Bashkinë Korçë, organizoi një takim informues me nxënësit e shkolles 9 vjeçare "Sevasti Qirjazi" të këtij qyteti.

    Gjatë takimit, nxënësit u informun mbi institucionet evropiane, rroli detyrat dhe funksionet e tyre.  Njëkohësisht ata ndoqën një prezantim të plotë rreth funskionit dhe detyrave të Këndit të BE në qytetin e Korcçës, si dhe përse shërben ky Kënd për interest e tyre. 

  • Dita e Tokës në Bashkinë Korçë

    Në kuadrin e ditës së tokës në datën 22 prill 2018, Këndi i BE në Bashkinë Korçë, në bashkëpunim me drejtori të tjera të bashkisë së këtij qyteti, shkollat e mesme dhe Univeristetin "Fan Noli" organizuan në kodrat e qytetit një aktivitet për mbjellien e pemëve. 

    Qëllimi i këtij aktiviteti ishte sensibilizimi i qytetarëve duke treguar më shumë kujdes për tokën si dhe sa më shumë gjelbërim për Korçën në Ditën e Tokës!

    200 fidanë të rinj u mbollën në kodrat e qytetit nga nxënës të shkollave të mesme, pedagogë dhe studentë të universitetit "Fan S. Noli". 

  • Dita e Evropës në Korçë

    Në datën 9 Maj 2018, Këndin e BE në bashkinë Korçë e vizituan rreth 20 nxënës të shkollës 9 vjeçare "Demokracia" të këtij qyteti. 

    Gjatë këtij takimi informues nxënësit u njohën me historikun dhe rrugëtimin e BE - së që nga hapat e parë të krijimit dhe deri në ditët e sotme. 

    Gjithashtu ata patën rastin të njohen edhe me materile të tjera informuese rreth Bashkimit Evroian, të disponueshme nga ky Kënd.