Skip to main content
  • Trainimi për Komunikimin, vijon me grupin e tretë të Koordinatorëve vendorë të BE

    Në Pogradec, projekti Bashkitë për në Evropë, realizoi fazën tretë dhe përfundimtare të ciklit të trainimeve mbi komunikimin për Koordinatorët vendorë të Këndeve të BE, të hapura tashmë në 61 bashkitë e Shqipërisë. 

  • Vijon trainimi me Koordinatorët vendorë të BE mbi çështjet e komunikimit
    Pas qytetit të Lezhës, Gjirokastra shtë ndalesa e radhës e projektit Bashkitë për në Evropë, me qëllim trainimin intensiv të Koordinatorëve vendore të zyrave të BE në fushën e komunikimit me publikun dhe mediat, si dhe administrimin e Këndit të BE në çdo njësi të qeverisjes vendore.
  • Mbahet në qytetin e Lezhës, trainimi i parë për Koordinatorët vendorë të BE mbi çështjet e komunikimit
    Projekti Bashkitë për në Evropë, fillon proçesin e trainimit intensiv të Koordinatorëve vendore të zyrave të BE, në fushën e komunikimit me publikun dhe mediat si dhe administrimin e Këndit të BE në çdo njësi të qeverisjes vendore.
  • BE në qytetin tim : Sfida. Mundësi. Zhvillim
    Bashkitë për në Evropë, në bashkëpunim me Këndin e BE në Vlorë dhe bashkinë e këtij qyteti, organizuan sot një konferencë lokale, me aktorë të ndryshëm të qytetit të Vlorës: Organizata të shoqërisë civile, akademikë, grupe biznesi, student, përfaqësues nga institucione vendore, përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri si dhe atyre të ambasadave të vendeve anëtare të akredituar në vendin tonë. Konferenca pati në qendër të vëmendjes zhvillimin e qytetit të Vlorës dhe perspektivën e saj evropiane.
  • Gazetarë të mediave kombëtare dhe lokale në Shqipëri vizitojnë projektin “Bashkitë për në Evropë”
    Gjatë ditës së sotme, gazetarë të mediave kombëtare dhe lokale shqiptare vizituan disa projekte të financuara nga Bashkimi Evropian në Shqipëri, duke përfshirë ndër të tjera edhe këndin e BE-së në qytetin e Lushnjes, pjesë e projektit “Bashkitë për në Evropë”; një iniciative kjo e BE për mbështetjen e qeverisjes vendore në 61 bashkitë e vendit.